Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në...

Irani njofton 38 të vdekur dhe më shumë se...

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon “trashëgiminë” e...

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los Angeles, përmbytet...

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të gjashtën natë...

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën:...

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në...

KE: Thirrjet e Erdoganit kundër Francës e largojnë Turqinë nga BE

27 Tetor 19:23

Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj thirrjeve për bojkot të mallrave franceze paraqet edhe një pengesë të mëtejshme, në përpjekjen tashmë të ngecur të Turqisë, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, tha të martën Komisioni Evropian.

“Thirrjet për bojkot të produkteve të çdo vendi anëtar janë në kundërshtim me frymën e këtyre detyrimeve dhe do ta çojnë Turqinë edhe më larg Bashkimit Evropian”, tha një zëdhënës i KE-së.

Turqia aplikoi për t’u bashkuar me Komunitetin e atëhershëm Ekonomik Evropian më 1987 dhe filloi negociatat zyrtare të pranimit në Bashkimin Evropian më 2005, por bisedimet konsiderohen si të ngrira.

Protestat shpërthyen në disa vende, kryesisht myslimane, pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbrojti të drejtën e publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, pas vrasjes së një mësuesi francez.

Mësuesi i historisë Samuel Paty u vra në rrugë më 16 tetor pasi ndaj tij u zhvillua një fushatë në media sociale duke e kritikuar për shfaqjen para studentëve të karikaturave të profetit Muhamed, gjatë një ligjerate për lirinë e shprehjes.

Turqia e ka dënuar vrasjen, por Erdogan gjithashtu ka rifilluar luftën e tij të gjatë dhe të ashpër të fjalëve me Macronin dhe ka shtuar thirrjet për bojkotimin e mallrave franceze. Ky veprim është kritikuar nga disa udhëheqës evropianë.

Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr procesin e aplikimit në BE, ka paralajmëruar se një bojkot zyrtar i produkteve franceze do të shkelte kushtet e marrëdhënies së Turqisë me bllokun.

“Marrëveshjet e BE-së me Turqinë parashikojnë tregtinë e lirë të mallrave”, tha zëdhënësi, raporton AFP./ Rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Erdogan KE Turqi

Nga e njëjta kategori

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në kapitullin më të vështirë të historisë suaj, qëndrojmë krah jush

më shumë...

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin për vrasjen e Santiago Malkos

më shumë...

Irani njofton 38 të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur në sulmet e fundit amerikane

më shumë...

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon “trashëgiminë” e paraardhësit me ndryshime kushtetuese

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:30

VIDEO/ Dalin pamjet e plota të plagosjes...

10:27

Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det...

10:13

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës:...

10:02

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin...

9:11

Irani njofton 38 të vdekur dhe më...

9:08

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon...

8:52

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los...

8:21

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të...

8:12

Parashikimi i yjeve për sot: Kush do...

8:06

Moti sot: Vendi mbetet nën valën e...

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

9:40

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për...

9:37

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”,...

9:28

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për...

9:27

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin...

9:04

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.