Një tjetër vrasje mafioze është shënuar në orët e para të mengjesit të kësaj të diele në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. 27-vjeçari i identifikuar si Gjin Ndoji është gjetur i ekezekutuar në rrugë.
Sipas policisë, viktima që njihej edhe me mbiemrin Boriçi ishte banues në qytetin e Shkodrës në lagjen 1 Maji.
Ai është qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në këtë zonë ku ka ndodhur krimi nuk ka kamera sigurie dhe rrugë nuk ka levizje, çka mendohet se ka qenë një krim i mirëorganizuar për të mos lënë gjurmë.
I riu ka pasur precedentë të mëparshëm penalë. Hakmarrja është pista kryesore në të cilën janë përqendruar hetimet. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja kallashnikovi.
Një kilometër larg është gjetur një automjet i djegur i cili mendohet se ka qenë i autorëve që kryen krimin. Duke u nisur nga kjo dinamikë, për efektivët blu pista e larjes së hesapeve mund të jetë shkaku i ekzekutimit, por edhe gjakmarrja nuk përjashtohet.





