Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji kërkoi largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama.
Arsye për ta bërë këtë, sipas tij, është fakti se kreu i qeverisë vetëm vjedh qytetarët dhe u jep lekë oligarkëve.
“Edhe gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët ndan lekët që ju vjedh njerëzve. Mashtrimet e Ramës dhe gënjeshtrat e Ballës për të fajësuar të tjerët nuk e mbulojnë dot këtë. Gjithë ndihma e emergjencës për njerezit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që Rama ju paguan miqve të vet. Ai vetem merr dhe zhvat tani, ndaj duhet shporrur!”, tha Salianji në “Facebook”.





