Në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit ka ndëshkuar 629 këmbësorë. Ata janë kapur duke lëvizur pa ndonjë arsye emergjence.
Të ndëshkuarit duhet të paguajnë 10 mijë lekë secili si masë administrative. Po ashtu, janë kapur duke lëvizur në kundërshtim me urdhrin e qeverisë edhe 130 drejtues mjetesh.
Për ta është hequr patenta dhe është bllokuar mjeti. Në të gjithë vendin janë konstatuar edhe 7 lokale të hapura.





