Instituti kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi edhe 12 raste të të prekurve me virusin COVID-19. 5 janë nga komuna e Malishevës, 3 nga Fushë Kosova, 2 nga Prishtina, 1 nga Mitrovica dhe 1 nga Kamenica. Rastet e reja e çuan në 108 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Aktualisht 37 persona po trajtohen në spital dhe prej tyre 32 janë në gjendje të mirë. Nderkohe Qeveria, ka miratuar paketen e emergjences ekonomike në vlerë prej 179.6 milionë euro, e cila përfshin mbeshtetje per njerezit ne nevoje, pensionistet e bizneset dhe pagesa shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.
Ne Maqedonine e Veriut janë regjistruar edhe 26 raste të reja me virusin korona, dhe ne total numri i te diagnostikuarve është 285. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se kulmi i epidemise pritet per nje muaj.
Nderkohë numri i përgjithshëm i viktimave në Greqi ka arritur në 46. Tre pacientë humbën jetën mëngjesin e të martës. Viktimat ishin të moshuar, që vuanin nga sëmundje të tjera. Numri i të infektuarve në Greqi ka shkuar në 1.216. Për fat të mirë vetëm 32 fëmijë në gjithë vendin rezultojnë pozitivë.
Në Serbi, 785 persona janë infektuar me koronavirus, prej tyre 16 kanë humbur jeten. Gjithashtu rezulton nje renie te rasteve te reja gjate dy diteve te fundit, por sipas epidemiologeve vendas renia do te jete vetem per pak dite. Nderkohe qeveria po merr masa per kthimin e qytetareve serb nga Stambolli dhe Bukureshti.
Mali i Zi ka regjistruar gjithshtu 14 raste të reja. Instituti për Mbrojtje Shëndetësore theksoi se janë analizuar 115 teste ne 24 oret e fundit. te infektuar ne total jane 105 persona. Shumica e te prekurve janë regjistruar në Podgoricë.





