Qeveria teknike e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e parë të saj, ka caktuar ministren e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska si zëvendës kryeministre e parë, ndërsa zëvendëskryeministër për çështje ekonomike do të jetë Mila Carovska, e për çështje europiane, Bujar Osmani. Zëvendëskryeministër është emëruar edhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraku.
Kreu I qeverise teknike, Oliver Spasovski ka premtuar se kabinetin që ai do të kryesojë në 100 ditët e ardhshme, do të sigurojë një fushatë paqësore, të ndershme dhe demokratike. Spasovski eshte zotuar per qeverisje të përgjegjshme dhe transparente, e cila do të dëgjojë zërin e qytetareve dhe nuk do të ndalojë së realizuari reformat.
Ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski eshte shprehur i bindur se fitorja e partisë së tij në zgjedhjet e 12 prillit, do të sjellë rimëkëmbjen e vendit. Ndërkohë në Shkup kane nisur edhe perpjekjet per formimit e koalicioneve ku dallohet qartë ndarja mes shqiptarëve.





