Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen është shprehur se KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura.
Përmes një konference për shtyp nga KE është shprehur se BE është i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë por edhe me akte.
“Pata një telefonatê me kryeministrin Rama tê enjten. Bashkimi Europian ështê krejtêsisht i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë por edhe me akte. Ne do të japim 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësië dhe kemi vendosur që do organizojmê një konferencê donatorësh për Shqipërinë”.
Ndërkohë pritet që të enjten komisioneri i ri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, të vizitojë Tiranën për të folur rreth planeve të rindërtimit.






Po qenkan harxhuar shumë ore Leko, se ne jemi 3 milion banor e kjo do të thotë se i kemi secili prej nesh nga 5 euro dhuratë nga nana Evropë. Madje edhe për të blerë edhe shtrat e gjëra tjera me këto alamet “dërzhava“, ani këto janë edhe si ma të pasurat e shteteve të botës. “Inshalla“ na shpëton zoti se sa shumë para janë këto 15 milion për këta 500-600 milion banorë. Uhuuuuuu!
Po, kaq para me dashtë Devollët e Kosovës ia falin cdo shteti të EU-së, edhe nuk merret vesh, bile as që e llogarisin fare.