Bashkia Shkodër, në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”, degën Hoteleri Turizëm dhe Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës Kombëtare Shkodër organizuan një udhëtim një ditor për nxënësit e kësaj Shkolle.
Në kuadër të kësaj dite janë zhvilluar gjithashtu Panairi me Produkte i Territorit të Njësisë Dajç. Me këtë rast, nxënësit e shkollës patën rast të njihen me produktet dhe burimet e pasura të zonës së Dajçit dhe rrethinave të saj.
Më pas nxënësit, të udhëhequr edhe nga mësuesit e tyre kujdestarë u drejtuan tek Kisha e Shirqit, monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të zonës.
Aty, historian dhe arkeologu i Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës, Z. Helidon Sokoli, prezantoi për nxënësit, vlerat historike dhe trashëgiminë e pasur të zonës së Dajçit.
Veçanërisht ai u ndal te historia e Kishës së Shirqit, vlerat e saj arkitektonike, historike dhe shpirtërore.






