Zhvillohet këtë të dielë seanca gjyqësore për 9 të arrestuarit gjate operacionit Krasta në Elbasan.
Të parët që pritet të njihen me masat e sigurisë janë dy gazetarët.
Gjyqtarja Matilda Fetau pritet të vendosë nëse do qëndrojnë në burg apo me një masë më të lehtë.
Ndërkohë avokatët e te arrestuareve kanë kërkuar një orë kohë të njihen me fashikullin.
Po sot do të jepen edhe masat për të ndaluarit për protestën e zhvilluar kundër kryeministrit Rama gjatë turit elektoral në qytetin Librazhd.





