Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

Vance: Përparim në planin për marrëveshjen finale me Iranin

SHBA-të heqin sanksionet ndaj naftës iraniane

Gjendet në përrua i pajetë një 65-vjeçar në Korçë,...

36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me...

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët e opozitës...

E djathta në Kolumbi fiton zgjedhjet, Abelardo de la...

Sherr mes çiftit, burri godet me thikë gruan në...

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse, puthje dhe...

Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat e bardha...

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi i çdo...

Tjetër tërheqje në radhët e Bindjes, Patozit i ikën edhe kandidati i Kavajës

21 Maj 12:06

Bledar Sinella, një tjetër kandidat për kryebashkiak nga radhët e partrisë Bindja Demokratike, është tërhequr nga gara me argumentimin se nuk ka firmosur dokumentet e regjistrimit.

 

Sinella I ka dorëzuar KQZ-së kërkesën për çregjistrim, në të cilën thekson se ai e kishte shprehur dakordësinë parimisht dhe se u informua vetëm nga mediat mbi kandidimin.

 

Me argumentimin se zgjedhjet janë një farsë, pasi po bëhen pa opozitën, Sinella thekson se nuk mund të bëhet pjesë e kësaj gare.

 

Të hënë me të njëjtin argument u largua dhe kandidati tjetër I Bindjes Demokratike për Bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj.

 

Letra e kandidati të tërhequr:

DREJTUAR: ​KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVEKOMISIONIT ZONAL TË ADMINISTRIMIT TË ZGJEDHJEVE (KZAZ) KAVAJË NR. 42

LËNDA: ​SHPREHJE VULLNETI PËR TË MOS KANDIDUAR DHE NJOFTIM PËR TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI

 

Disa ditë më parë, jam kontaktuar nga Bindja Demokratike për të vlerësuar mundësinë për kandidimit tim për Bashkinë Kavajë. Kam shprehur dakordësinë në parim, me premtimin se do të diskutoja përfundimisht mbi këtë mundësi në një moment tjetër, pasi të mblidhja edhe firmat mbështetëse të qytetarëve.

 

Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ, pa marrë dakordësinë time përfundimtare mbi këtë veprim dhe pa më dhënë mundësinë që të testoja mbështetjen nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1% të listës së zgjedhësve, siç ligji e kërkon. Për këtë arsye, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se unë nuk kam paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej meje as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Nisur nga mungesa e mbështetjes nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, si dhe situatës politike në vend, duke qenë i ndërgjegjshëm mbi pasojat që ka për Kavajën dhe Shqipërinë zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, gjykoj se unë nuk mund të bëhem pjesë e këtyre zgjedhjeve.

 

Si qytetar i Kavajës, qytet i cili ka nisur i pari përpjekjet për rrëzimin e regjimit diktatorial, emri dhe figura ime nuk më lejon që unë të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer edhe një herë në Shqipëri një regjim tjetër njëpartiak. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale dhe kur zhvillohen në një klimë që mundëson shpalosjen e alternativave për qytetin. Kjo nuk është e mundur të ndodhë në 30 Qershor.Vlerësoj se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë. Në këto rrethana, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Kavajës.

Lutem ndjekjen e procedurave ligjore për mosregjistrimin apo çregjistrimin tim si kandidat, përsa kohë unë nuk kam shprehur dakordësinë time për kandidim dhe nuk kam plotësuar personalisht deklaratën e kandidimit për Kryetar Bashkie apo Formularin e Dekriminalizimit.

 

Me konsideratë të lartë,

 

BLEDAR SINELLA

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Astrit Patozi bindja demokratike Kandidatë Kavaje Tërheqje

Nga e njëjta kategori

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët e opozitës kërkojnë masa konkrete nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

më shumë...

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse, puthje dhe përqafime mes dy liderëve

më shumë...

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi i çdo demokrati është në shesh në protestën qytetare

më shumë...
Denis Çumani

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas 5 muajsh dy kushërinjtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:23

Vance: Përparim në planin për marrëveshjen finale...

4:15

SHBA-të heqin sanksionet ndaj naftës iraniane

4:02

Mjeti bujqësor del nga rruga në Pogradec,...

3:39

Gjendet në përrua i pajetë një 65-vjeçar...

2:44

36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe...

2:42

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët...

2:28

E djathta në Kolumbi fiton zgjedhjet, Abelardo...

2:02

Sherr mes çiftit, burri godet me thikë...

1:55

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse,...

1:45

Tentoi t’i shpëtonte arrestimit nga policia, përplasi...

1:36

Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian...

1:12

Javë vendimesh të rëndësishme, Meri Gjini bën...

1:05

Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat...

12:59

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi...

12:50

Evropa në valën e të nxehtit: Temperaturat...

12:45

Festivali Kombëtar i Sazeve, grupet folklorike performojnë...

11:59

Sezoni i Gaforres sjell fat dhe mundësi,...

11:40

Aeroporti i Vlorës, Pacolli thirrje SPAK për...

Denis Çumani
11:06

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë,...

10:49

I riu me motoçikletë përplas 71-vjeçaren në...

Më të klikuarat

  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.