Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë...

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit:...

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet...

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin...

Veliu me homologët: Lufta ndaj krimit prioritet, mbetemi të angazhuar për bashkëpunim

18 Maj 15:29

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mori pjesë në takimin e 12  Drejtorëve të  Policive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua  më 16 deri më 17 Maj 2019, me mbështetjen e BE-së.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte rëndësia e shkëmbimit në kohë reale të informacionit kriminal, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet policive dhe agjencive ligjzbatuese në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe për gjetjen e mënyrave më efikase për të përballuar sfidat në të ardhmen.

 

Në takim morën pjesë edhe Interpol, Europol, Selec, Frontex.

 

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu  gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim ka falënderuar organizatorët dhe palën mikpritëse, duke e cilësuar këtë takim si shumë të rëndësishëm.

 

Veliu është shprehur se tashmë Policia e Shtetit është një organizatë e rritur profesionalisht dhe e aftë për të përballuar sfidat e kohës. Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe gjatë veprimtarisë së saj ka vetëm një objektiv, luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar, terrorizimit dhe krimit në përgjithësi.

 

Kjo vërtetohet qartësisht ku partnerëve të Policisë së Shtetit u është vënë në dispozicion hapësira ajrore për të monitoruar nga ajri me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, hapësira detare GDF-së për të patrulluar bashkërisht në parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, por edhe dhjetëra operacione të suksesshme ndërkombëtare ku Policia e Shtetit është vlerësuar nga SELEC me çmim të parë, por edhe nga agjenci të tjera ligjzbatuese për disa operacione të suksesshme në goditjen e kontrabandimit të qënieve njerëzore nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, apo për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Të gjitha këto tregojnë për besueshmëri të partnerëve te Policia e Shtetit.

 

Veliu gjatë fjalës së tij ka theksuar se shkëmbimi i informacionit kriminal është thembra e akilit dhe është shumë e rëndësishme që ky informacion të shkëmbehet në kohë reale direkt mes ekipeve që merren me luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke anashkaluar burokratizmin portokollar, pasi vetëm kështu, sipas tij, do të mund të arrihet sukses ndaj krimit.

 

Në fund të fjalës së tij, Veliu ka theksuar se Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët tanë dhe e hapur për të miratuar çdo propozim që është në interes të krijimit të një mjedisi sa më të sigurtë për qytetarët e vendeve tona.

 

Gjatë takimit të gjithë përfaqësuesit e tjerë të Policive apo agjencive ligjzbatuese që morën fjalën theksuan se shkëmbimi i informacionit kriminal është mënyra më e mirë për të parandaluar dhe luftuar që në embrion çdo veprimtari kriminale.

 

Në fund të takimit me propozim të palës italiane u ra dakort për ngritjen e një pike të përbashkët për shkëmbimin e informacionit kriminal, pikë kjo që do mbështetet nga BE.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Ardi Veliu krim polici Takim

Nga e njëjta kategori

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Lanë mbrapa mbeturina

më shumë...

Moti sot në vend, reshje shiu në disa qarqe, sa do të shënojnë temperaturat

më shumë...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

më shumë...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD. Do jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:16

Terror në festivalin në SHBA, dy të...

9:01

Horoskopi i ditës: Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:26

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit...

8:18

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kosova voton sot

8:12

Moti sot në vend, reshje shiu në...

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

10:18

Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia...

9:57

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu!...

9:50

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

9:07

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:02

Nis finalja e “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni...

8:34

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët...

8:31

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”,...

7:51

Dasma e vitit! Dua Lipa dhe Callum...

7:25

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro...

7:07

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në...

6:38

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Alarm në Tiranë, 35-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur, familja...
  • VIDEO/ Protesta shtrihet në Diasporë, shqiptarët mbushin she...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.