Kreu demokrat, Lulzim Basha pas Kamzës ka zhvilluar një takim edhe me qytetarët e Kavajës.
Basha përsëriti para simpatizantëve se zgjedhje pa Partinë Demokratike nuk do të ketë.
“Ka folur Londra, Berlini, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka, zgjedhje pa Partinë Demokratike nuk do të ketë as sot, as me 30 qershor, as mot. Ta harrojë klika kriminale. Aq sa bëri zgjedhje pa PD në Kavajë, aq do bëjë më 30 qershor. Ne nuk do lejojmë në asnjë qendër votimi, lagje a fshat, një tjetër proces fals zgjedhor, ku në vend që të diktojë sovrani, krimi dhe kriminelët e Edi Ramës ti detyrojnë shqiptarët të qeverisjen përsëri nga përdhunuesit dhe trafikantët e vajzave, ti detyrojë të qeverisen nga trafikantët e drogës. Jo,. Kjo ditë ka përfunduar njëherë e mirë për Kavajën dhe për Shqipërinë.”
Basha theksoi se gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, janë të vendosur për të rrëzuar kryeministrin Rama.
“Gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, janë të vendosur për ta fituar këtë betejë. Sepse kjo betejë për jetë a vdekje nuk bëhet për pushtetin e Lulzim Bashës. E gjithë Shqipëria dhe Evropa e di se ne jemi sot maxhoranca e re morale e politike e Shqipërisë. Por ne jemi në këtë betejë për një transformim të thellë që do ti japë fund tranzicionit të zgjatur që do diktojë standardin evropian në demokraci përmes një reforme të thellë politike dhe kushtetuese, standartin që do ti trajtojë njësoj qytetarët para ligjit, jo ca si të nënës e ca sit ë njerkës”
Basha u kërkoi më tej demokratëve të Kavajës që të vijojnë të qëndrojnë të bashkuar pasi mazhoranca po bën përpjekje për t’i përçarë.
“Në këtë betejë pala tjetër do bëjë gjithçka për të ruajtur privilegjet e tyre. Investimi kryesor është të na përçajë e të na lodhë. Unë ju them: A sa gabim e kanë, shikojeni Kavajën, shikojeni Shkodrën, shikojeni nesër Tiranën. Shqipëria e shpresës është fitorja dhe destini final yni.





