Policia e Gramshit ka arritur të zbardhë ngjarjen e nodhur të premten në fshatin Gribë ku një person u plagos me armë zjarri.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet S.V. si autor të dyshuar të ngjarjes.
Sipas policisë, ky shtetas mbrëmjen e të premtes në fshatin Gribë, Gramsh, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar.
Policia po punon për kapjen e shtetasit S.V. si dhe gjetjen e sekustrimin e armës së zjarrit.





