Një incident është shënuar pasditen e kësaj të hëne në lagjen nr. 4 të Durrës, pranë Stacionit të Trenit, ku një pjesë e fasadës së një pallati të vjetër është shembur dhe ka rënë në rrugë.
Nga rënia e suvase është dëmtuar një automjet i parkuar pranë godinës. Pas incidentit, mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë vendosur perimetër sigurie për të shmangur çdo rrezik për kalimtarët dhe automjetet që qarkullojnë në zonë.
Sipas burimeve paraprake, pritet që strukturat përgjegjëse të kryejnë kontrolle dhe verifikime mbi gjendjen e pallatit për të vlerësuar sigurinë e fasadës dhe për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.
/vizionplus.tv





