Familjarët e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilalit, kërkojnë që vrasja të zbardhet sa më shpejt nga policia.
Fahri Vejuka, gjyshi i Asmer Bilalit, ish-boksierit që ndodhet në burg i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”, në një deklaratë për mediat kërkon që autoritetet ti japin leje nipit të tij për ta lënë edhe dy ditë në banesë, për të pritur familjarët.
Ndërkohë, vrasja e dy vëllezërve Bilali ka krijuar pasiguri për shkodranët.
Pavarësisht se një ditë më parë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkarkoi drejtorin e policisë duke e zëvendësuar me një drejtues të larte nga Tirana, qytetarët tregohen skeptikë për rikthimin e qetësisë.
Ngjarjet e rënda në qytetit verior kanë shqetësuar edhe komunitetet fetare. Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër – Pult, Angelo Massafra kërkoi reflektim, sidomos nga rinia.
Vetëm në 10 ditën e fundit, në Shkodër u shënuan 2 atentate me 3 viktima.





