Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve I ka dhënë mandatin e deputetit këtë të mërkurë tre kandidatëve të rinj.
Adriatik Alimadhi, Arben Elezi dhe Amra Borova do të betohen në seancën e të enjtes për të marrë zyrtarisht dhe mandatet.
Adriatik Alimadhi do të marrë vendin e deputetit demokrat Agron Shehaj duke përfaqësuar Qarkun e Vlorës.
Ndërsa Arben Elezi do të zëvendësojë Edmond Spahon në qarkun e Elbasanit.
Amra Borova do të marrë vakancën e krijuar nga Agron Çelaj I LSI në Qarkun e Shkodrës.
Me marrjen e mandatit nga tre kandidatët, numri I deputetëve në Kuvend do të shkojë 99.





