Vijojnë të dalin detaje të tjera në lidhje me vrasjen që tronditi këtë të premte në mbrëmje qytetin e Elbasanit. Ndonëse RENEA zbarkoi shpejt në këtë qytet, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ekzekutimin e avokatit të njohur Rafik Gurra në qëndër të Elbasanit teksa ishte në kafe me disa persona të tjerë.
90 minuta pas ngjarjes është gjetur makina e djegur që dyshohet, se është përdorur nga autoret për tu larguar nga qyteti.
Mjeti është djegur në afërsi të fshatit Karakullak, pak më larg rrethrrotullimit të Bradasheshit në periferi të Elbasanit.
Ekspertet e hetimit kanë mbledhur prova qoftë në lokalin ku avokati u vra ashtu edhe në zonën ku është djegur makina me shpresen se mund të gjejne prova.
Ka të dhëna se makina e djegur e përdorur për tu arratisur nga vendngjarja është vjedhur në Fushe Krujë.
Ndërkohe sa I takon dinamikës së vrasjes, mendohet se avokati është qëlluar me një plumb në rrëzë të veshit me pistolete me silenciator që I ka sjelle vdekjen e menjehershme.
Rafik Gurra 50 vjec punonte prej 10 vitesh si avokat. Ai kishte pashaporte britanike por në Shqipëri njihej si mbrojtës ligjor I grupit “Shullazi” por edhe I grupit të fisit të përforlur “Capja” në Elbasan.
Pervec masave te larta te sigurise ne Elbasan dhe kerkimeve qe po behen nga forca te shumta policie e disa zona, pritet mberritja edhe e drejtorit te pergjithshem te policies Ardi Veliu I cili ne momentin e krimit ndodhej ne Shkoder ne takimin Shqiperi-Turqi.
Mesohet paraprakisht se jane shoqeruar ne polici disa persona qe jane kontigjent kriminal por edhe te aferm te avokatit qe mund te kene dijeni per ngjarjen .





