Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nga Real Story ka deklaruar se vendimi i opozitës së bashkuar ishte i duhuri dhe rruga e nisur nuk ka kthim pas.
“Opozita bëri një veprim politik që ishte djegia e mandatëve Rama kishte 30 ditë kohë që të gjente një zgjidhje, të gjenin një lloj bashkëpunimi për të shkuar një procesi legjitim, por Edi Rama mendoi që ne po bënim bllofin, dhe i dorëzoi menjëherë mandatet në Komisionin zgjedhor. Ato deputetë që po futen në parlament nuk meritojnë të marrin as rrogat sepse ato janë jolegjitim. Beteja nuk është më në fushën e opozitës, na ndan një lum i madh Nil, por që është i lundrueshëm, janë shumë gjëra tjera pas këtij vendimi.”
Ndërkohë pyetjes së Ballës nëse opozita do të shkojë në zgjedhje, Kremadhi i është përgjigjur se Rama së bashku me përkrahësit e tij le të ketë sukses, në ato zgjedhje ku do të marrin ose jo pjesë qytetarët shqiptarë.
“Anëtarët e këshillave bashkiak nuk kanë pse të japin dorëheqje pasi për tre muaj shkojnë në zgjedhje dhe nuk bëjnë mbledhje, përderisa Rama e ka të gjithë botën me vete që nuk i hynë në punë për asgje le të shkojë në zgjedhje dhe do ti shkojnë në zgjedhje 99.9 % si në kohën e Enver Hoxhës, nëse i shkojnë.”
Ndërsa pyetjes së gazetarit Balla a e keni menduar se mund të shkojnë, a e keni menduar se me këtë që po bëni të mbyllni dyqanin tuaj politik.
Kryetarja e LSI-së i është përgjigjur se dyqan është kthyer rilindja dhe jo opozita e bashkuar.
“Dyqan është kthyer rilindja, ne i urojmë fat Edi Ramës dhe përkrahësve të tyre, nese ai merr suportin e shqiptarëve zoti na ruajtë. Nëse me 18 shkurt unë isha skeptime për djegien e mandatit ishte grupi parlamentar që më bindi që ishte vendimi i duhur sot jam shumë e bindur për këtë vendim. Nuk kemi nevojë për lider të fortë as Meta, Basha, Berisha, Monika apo Rama, por duam një sistem që të jetë i barabartë për të gjithë njerëzve që të gjithë të paguajnë dhe të dënohen njëlloj. ky është momenti për të ngritur sistemin e duhur për shqiptarët.”





