Zinedine Zidane rikthehet tek Real Madrid. Nepermjet nje levizje te befasishme, presidenti Perez ka konfirmuar arritjen e marreveshjes per rikthimin ne krye te stolit te njeriut i cili fitoi 3 Uefa Champions League si trajner i merengues.
Ne te njejten kohe numri nje i Realit ka shkarkuar nga detyra edhe trajnerin Santiago Solari.
Ndërkohë më parë kandidati potencial për t’u ulur në stolin e Realit ishte Jose Mourinho, diçka që u pranua edhe nga ish-presidenti i Realit Vincente Calderon.
Zidane do të drejtoje galaktiket deri në vitin 2022 ndersa behet e ditur se atij i eshte premtuar “cek i bardhe” per te ringrijtur nga e para klubin e madh kryeqytetas i cili kete vit eshte jashte objektivave ne te gjitha kompeticionet, teksa se fundmi u eleminua edhe nga Champions.
Reali u tregua i shpejte per te marre sherbimet e Zidane pasi kete synim e kishte edhe Juventus.





