Për tragjedinë ne Maqedoninë e Veriut kane reaguar edhe liderët shqiptare dhe ata kosovare. Kryeministri Edi Rama dhe Ramush Haradinaj kane shprehur ngushëllimet për ketë ngjare te rende. “Pikëllim per tragjedinë e autobusit, ne vendin fqinje ku numri i viktimave ka tronditur dhe shqetësuar aq shume familje.
Jemi pranë te gjithë familjeve dhe vendit fqinj”, shkruan kryeministri Rama ne twitter. Edhe kryeministri Ramush Haradinaj shprehet i tronditur nga fataliteti ne autostradën Shkup-Tetove. “Nje tragjedi qe ka prekur shume familje, te cilave i dërgoj ngushëllimet e mia”, është qëndrimi i kryeministrit kosovar Haradinaj.





