Hiti “Despacito”, e kënduar nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka thyer çdo rekord.
Deri më tani kënga ka arritur gati 6 miliardë klikimeve në YouTube që nga publikimi i saj në janar të vitit 2017, duke u bërë videoja më e klikuar ndonjëherë në historinë e këtij kanali.
Por pas këtij suksesi, këngëtari Luis Fonsi ka dalë në treg me një tjetër këngë e cila deri më tani ka marrë deri në 17 milionë klikime në YouTube.
Kënga e re “Sola” ka vetëm një javë në treg ndërohë që është pjesë e albumit “Vida”, I cili u lanchua më datë 1 shkurt nga këngëtari portorikan, Luis Fonsi.
Duket se Luis Fonsi po përpiqet të thyej një tjetër rekord me këngën e re por megjithatë mbetet për t’u parë nëse kënga “Sola” do të thyej “Despacito”.





