Vullkani Etna në Itali, ka nisur këtë të hënë aktivitetin e saj shpërthyes në kraterin jug-lindor. Nga vullkani vazhdojnë të dalin re të mëdha hiri vullkanik dhe deri më tani janë shënuar rreth 130 lëkundje tërmeti më e forta e të cilave është me magnitudë katër.
Ndërkohë si pasojë e këtij fenomeni janë krijuar re të mëdha hiri në zonë.
Në vullkanin Etna është krijuar një frakturë si pasojë e riaktivizimit të tij në kraterin juglindor, ku janë regjistruar disa shpërthime të njëpasnjëshme. Nga vullkani janë krijuar re të mëdha hiri. Gjithësesi aeroporti i Katanias vijon punën normalisht. Edhe pse njësia e krizës në aeroport, është në gjendje gadishmërie.
Ndërkohë autoritetet përkatëse po mbajnë në vëzhgim aktivitetin e vullkanit po monitorohet vazhdimisht.





