E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, riaktivizohet vullkani Etna, 130 lëkundje tërmeti

Vullkani Etna në Itali, ka nisur këtë të hënë  aktivitetin e saj shpërthyes në kraterin jug-lindor. Nga vullkani vazhdojnë të dalin re të mëdha hiri vullkanik dhe deri më tani janë shënuar rreth 130 lëkundje tërmeti më e forta e të cilave është me magnitudë katër.

 

Ndërkohë si pasojë e këtij fenomeni janë krijuar re të mëdha hiri në zonë.

 

Reklamë

Në vullkanin Etna është krijuar një frakturë si pasojë e riaktivizimit të tij në kraterin juglindor, ku janë regjistruar disa shpërthime të njëpasnjëshme. Nga vullkani janë krijuar re të mëdha hiri. Gjithësesi aeroporti i Katanias vijon punën normalisht. Edhe pse njësia e krizës në aeroport, është në gjendje gadishmërie.

 

Ndërkohë autoritetet përkatëse po mbajnë në vëzhgim aktivitetin e vullkanit po monitorohet vazhdimisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë