Rama është përballur me nje grup të rinjsh në hyrje të Universitetit të Vlorës të cilët kanë kërkuar që hyrja në takimin me kryeministrin të jetë e lirë dhe jo e përcaktuar më herët.
Ky grup studentësh ka pretenduar se për takimin me kreun e qeverisë janë përzgjedhur student të cilët janë pjesë e forumit rinor të PS.
Edhe deputetja e PD ne Vlore, Nada Mecorapja nepermjet nje statusi ne facebook akuzoi se nese nuk je Fresh-it nuk mund te marresh pjese ne takimin me kryeministrin.
Ky është takimi i trete me radhe që në ditët e fundit Rama ka ndërmarrë në auditoret e Universiteteve Publike ku më heret ka qënë në fakultetin e Gjeologji-Minierave në Tiranë ndërsa të të martën ishte në Kamëz në Universitetin Bujqësor.





