Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për vdekjen e 18 vjeçarit shqiptar Marios Isak i cili mbeti i vrarë në Kavala të Greqisë.
Ministria e Jashtme shqiptare deklaron se kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit.
MEPJ shpreh shqetesimin për serinë e vrasjeve së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre.
Diplomacia shqiptare shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të shqiptarëve dhe dënon vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke.
Gjithashtu dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj.
Ministri e Jashtme shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t’i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi.






Ju lumt minister stop vrasjev shtetrore greke ndaj shiptarve.
She shqipris duhet ti brase 6 greske.pse jo.done vrasje te pergjigjem me vrasje.pse ta pushim grekun e serbin-urdhero pergjigju me gjuhen e njejte-ska tjeter zgjidhje.te vete urdhero vrasje.me respekt-mergimtari
Vrasje pergjigju me vrasje
Puna esht ke do vrasim?
Keta qe po bejn keto krime nuk Jan Greek por shqipetar keshtu ne po vrasim njeri tjetrin