Ministrat e jashtëm te Unionit janë mbledhur ne Luksemburg aty ku është përqendruar vëmendja e rajonit e veçanërisht e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nje nga çështjet qe do te diskutohet është edhe ajo qe lidhet me fatin e negociatave per dy vendet. Por përpara ketij takimi Gjermania deklaroi votën pro çeljes së negociatave per Shqipërinë. Këtë bëri të ditur ministri për Europën, Michael Roth i cili ka folur në të njëjtën linjë edhe për Maqedoninë.
“Të gjithë duhet të pranojmë se paqja, stabiliteti dhe demokracia ne Ballkanin Perëndimor kane nje rendësi teper te madhe per te gjithë ne në Bashkimin Europian. Shqipëria dhe Maqedonia kane bere hapa te rendesishem përpara, ne sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe per kete arsye ne duam ti mbështesim fuqishëm te dy vendet ne rrugen e integrimit ne BE. Ne si qeveri gjermane do te mbështesim rekomandimin e komisionit europian per çeljen e negociatave.”
Duke pranuar se ka ende shumë punë për të bërë, Roth i bëri thirrje vendeve skeptike, Holandës dhe Francës, qe ti japin përparësi nisjes së procesit, i cili do të shërbente si një nxitje shumë e madhe për të finalizuar me sukses edhe hapat e tjerë.
Por ministri holandez i punëve te jashtme, Stef Blok tha se Shqipëria dhe Maqedonia pavarësisht progresit që kanë arritur, nuk janë ende në lartësinë e duhur.
“Te dyja vendet kane bere progres te rendesishem ne lidhje me sundimin e ligjit dhe ne luftën kundër korrupsionit, por ne te njëjtën kohe nuk janë atje ku duhet. Secili vend ka arritjet e tij, por është shume e rëndësishme qe keto shtete te tregojnë nje performance pozitive ne këto fusha. Ne shpresojmë qe sot do te jete dita qe te dyja këto vende te nisin negociatat, por është e rëndësishme qe ato te tregojnë qëndrueshmëri ne përmirësimin e sundimit te ligjit dhe ne luftën kundër korrupsionit.”
I pyetur nëse ka mundësi që procesi të fillojë në shtator, Blok ka preferuar të theksojë rëndësinë e arritjeve më tepër sesa të datave.
Ndërkohë ministri federal austriak, Gernot Blümel është shprehur se ekziston ende mundësia qe te gjendet nje konsensus me Holandën dhe Francën.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut Jean Asselborn, tha se do të ishte një gabim nëse vendet anëtare nuk do të arrinin sot në një vendim pozitiv për këtë çështje.





