Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më...

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në...

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë së paraardhësit...

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet...

Avdullah Hoti: Prioriteti ynë, ekonomia

6 Qershor 18:53

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se pika e fortë e programit të koalicionit LDK-AKR, Alternativa lidhet me rritjen ekonomike të vendit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shpalosi disa pika të këtij programi, me synimin për të marrë votat e zgjedhësve.

 

“Programi ynë ka një axhendë shumë të fuqishme zhvillimore, të zhvillimit të sektorit privat, tërheqjes së investimeve të jashtme, të hapjes së mundësive për të rinj e të reja që hyjnë për herë të parë në tregun e punës, krijimit të të ardhurave për jetë stabile të familjeve të reja. Kjo është pjesa më e rëndësishme e programit, duke mos lënë anash edhe pjesët tjera, siç janë cilësia në arsim dhe në shëndetësi, në veçanti. Dhe pastaj rendi e ligji dhe lufta e pa kompromis kundër korrupsionit”.

 

Sfidë për cilëndo qeveri që do të dalë nga zgjedhjet është çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe raportet me Serbinë.  Këto do të jënë prioritet edhe për koalicionin e Hotit.

 

“Atë që do të bëjmë është që me opozitën e ardhshme edhe me qytetarë që mund të afektohen nga ky vendim, t’i sjellim të gjithë në tavolinë, t’i hapim të gjitha letrat, të maksimizojmë transparencën dhe të dakordohemi se si të lëvizim përpara. Është interes shtetëror që kjo çështje të mbyllet. Është mirë që kemi relacione jashtëzakonisht të mira me Malin e Zi si shtet fqinjë dhe besoj që do të arrijmë që ta zgjidhim këtë çështje dhe të lëvizim përpara me liberalizim të vizave dhe me tema të tjera mandej që janë po ashtu të ndjeshme sikurse kjo. Do t’u japim momentum të ri bisedave me Serbinë. Bisedat duhet të ngrihen në nivel të kryeministrit”.

 

Kandidati për kryeministër hedh poshtë idenë e një koalicioni paszgjedhor me ish-partneren e dikurshme të LDK, PDK-në, duke thënë se synimi është që kjo forcë të mbetet në opozitë.

 

Posted Under:
Kosova
Tagged:
Avdullah Hoti Kosovë Program

Nga e njëjta kategori

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku me ish-presidenten Osmani në zgjedhjet e qershorit

më shumë...

Kurti takim me Kallas: Kosova, e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE

më shumë...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i plagosur

më shumë...

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

10:30

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa...

10:13

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu...

10:06

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk...

10:03

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:44

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit...

9:38

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living...

9:27

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student...

9:18

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen...

9:12

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë...

9:09

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e...

8:49

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku...

8:15

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama:...

8:14

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv,...

8:10

Rama: Misioni historik PS është të fusë...

8:01

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të...

7:35

E akuzonte për vdekjen e të birit...

7:29

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çf...
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.