Pak kohë më parë Zayn Malik dhe reperi Party Next Door sollën bashkëpunimin e tyre të parë “Still Got Time”.
Por duket se diçka ka ndodhur mes artistëve. Brenda natës, reperi vendosi të mos e ndjekë më Zayn në Twitter dhe Instagram. Ai madje kishte fshirë çdo gjurmë të Zayn Malik në faqen e tij, përfshirë edhe postimet promovuese.
As në YouTube nuk janë më videot e këngëve, e po ashtu as në Spotify. Zayn nuk ka vepruar kështu karshi tij, dhe spekulohet se ajo që e shtyri reperin ta bëjë këtë ishte dështimi i këngës së tyre “Still Got Time.”





