Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Iranin

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe...

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte zhytësit italian...

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve, shpreson heqjen...

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet drejt niveleve...

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për asnjë lëshim...

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën e Botës

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga kali në...

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në...

Rexhep Qosja: Bashkimi i shqiptarëve, i pashmangshëm

15 Shkurt 13:09

Intervista e plotë e Profesor Rexhep Qosja dhënë gazetares Rudina Xhunga për Dritare në Vizion Plus

Profesor Qosja, çfarë do të thotë shkëmbim territoresh për Shqipërinë, Kosovën, Mitrovicën, Preshevën?

Unë mund të them se për herë të parë kam shkruar para 30 vjetësh për këtë çështje, pra shkëmbim territoresh. Por edhe më vonë, në vitin 2013 kam shkruar në një intervistë në “Gazetën Shqiptare” dhe tani herën e fundit, por nëse përpara kanë munguar reagimet, tani kishte numër shumë të madh reagimesh, të papritura për mua dhe me përmbajtje të ndryshme, me disa koncepte, politika, ideologji që treguan edhe çfarë nuk do të dëshironim të dëgjonim dhe kuptonim. Domethënë, u shfaqën edhe mendime për të cilat duhet të mendojmë dhe me të cilat do të duhej të merremi. Pra, kishte reagime pro dhe kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, por pjesa më e madhe ishin reagime që e kundërshtonin.

 Para se të shkojmë tek reagimi profesor, a mund të ndalemi tek ky moment. Fakti që ju propozoni këtë shkëmbim territoresh, çfarë do të thotë, ju flisni për diçka që do të ndodhë nesër, ju flisni për diçka që do të ndodhë rrugës apo ju po flisni për diçka që është duke ndodhur, por nuk po e kuptojmë?

Unë fola për diçka që mendoj se do të jetë zgjidhja më e mirë për shqiptarët dhe zgjidhja më e mirë për rajonin. Mendoj, dhe jo vetëm unë, por edhe zyrtarë politikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mund të jenë edhe në Evropë, por edhe këtu mes ne shqiptarëve, që rikompozimi gjeopolitik i Ballkanit, realisht nuk ka marrë fund. Mendoj se në të ardhmen, nuk mund ta di sa shpejt e sa vonë, do të ndodhë një rikompozim gjeopolitik i Ballkanit dhe për dallim prej një numri të këtyre që reaguan, mendoj se ky rikompozim gjeopolitik i Ballkanit do të ndodhë dhe në dobi të shqiptarëve.

 Profesor, kjo është frika, ne mund të biem dakord të japim, por ata do na e marrin e nuk do na japin gjë. Pra kjo është frika, serbët mund të pranojnë të marrin Mitrovicën e Veriut, siç duan, por nuk do të na e japin kurrë Preshevën. Nuk do ketë shkëmbim, do ketë vetëm marrje.

Jo, pasi ajo do të bëhej me marrëveshje në prani të faktorëve ndërkombëtarë. Pra, vetëm ashtu do të mund të bëhej shkëmbimi i territoreve dhe në një rast të tillë serbët nuk do të mund të merrnin pa dhënë, shkëmbimi nënkupton të japësh e të marrësh dhe ajo që do të jepnin është më e madhe, më e rëndësishme për shqiptarët dhe është e rëndësishme nga pikëpamja historike dhe politike sepse sjell, sipas mendimit tim, një paqe, një mirëkuptim, një pajtim që pashmangshëm duhet të ndodhë një ditë mes shqiptarëve dhe serbëve. Dua t’ju them se tek këto reagime pati njerëz që e përmendnin në vazhdimësi Dobrica Qosiçin. Ai është një figurë e madhe letrare serbe, është një shkrimtar i madh i cili është marrë edhe me politikë, një kohë ka qenë edhe kryetar i Jugosllavisë, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Ai njeri ka folur shumë për çështjen shqiptare dhe serbe dhe për lidhjen e këtyre dy çështjeve. Njerëzit nuk e dinë, shkruajnë e flasin për të pa ditur asgjë prej Qosiçit, as nuk kanë lexuar punimin tim prej afro 30 faqesh për pikëpamjet e Qosiçit, por ai njeri ka thënë dikur se çështja shqiptare dhe maqedonase janë çështjet më të rënda të Ballkanit. Mandej, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ka thënë se Serbia duhet të turpërohet pasi ka pushtuar Shqipërinë në Luftën e Parë Botërore për qëllimet e saja për të dalë në det dhe ne e dimë që serbët kanë mbërritur deri në Durrës dhe prej andej kanë vazhduar me anije drejt Evropës, por edhe janë ndalur aty. E dyta, ai ka thënë në vitin 2004 se është i ligjshëm dhe është i pashmangshëm bashkimi i popullit shqiptar, pavarësisht se neve nuk na pëlqen kjo dhe ne nuk e duam këtë, por kjo është e ligjshme dhe e pashmangshme. E shikoni pra, ai ka thënë fjalë shumë të rënda për ne, për çështjen tonë, realisht, por i ka thënë edhe këto mendime që nuk i kanë thënë politikanë dhe intelektualë të tjerë serbë. Këta që nuk e dinë e përmendin pambarimisht Qosiç, madje duke e identifikuar mbiemrin tim me të tijin, Këto reagime kanë nxjerrë në dritë disa mendime që mund të jetë se po zhvillohen, po formohen e po krijojnë hapësirë në jetën tonë, mendime të cilat i quaj, me togfjalëshin, separatizëm kombëtar, të pushtuar nga ndjenja shoviniste brendakombëtare. Aty pati reagime tek të cilat mua më mohohej e drejta për të folur për këto çështje pasi nuk paskam lindur në Kosovë, pati edhe njerëz të tillë dhe një gazetë që quhet Bota Sot, që e ka pronarin në Zvicër, po ta lexoni atë gazetë, do të shihni se deri ku shkon kjo ideologjia separatiste brendakombëtare e ngarkuar me shovinizëm brendakombëtar. E shikoni pra deri ku shkojnë. Pse, nga vjen kjo tani? Sepse kemi njerëz, ndoshta edhe zyrtarë, që mund të kenë pas shpinës edhe ndonjë institucion, siç është Akademia jonë e Shkencave dhe e Arteve, të cilët, një ideologji të tillë separatiste kombëtare, e arsyetojnë me shtetin e Kosovës dhe me krijimin e kombit kosovar dhe kombi kosovar do ketë gjuhën e vet, kombin e vet që do të dallohet, objektivisht do jetë një komb tjetër që do dallohet nga kombi shqiptar. Por a mund të jenë këto mendime të pranueshme? Jo.

Posted Under:
Kulture
Tagged:
Kosova Rexhep Qosja Rudina Xhunga Treva Shqiptare

Nga e njëjta kategori

Filarmonia e Kosovës në Korçë, publiku shijon koncertin e veçantë në teatrin “Andon Zako Çajupi”

më shumë...

Ekspozita “Identitete në tranzicion”, punimet e Ermal Mbrakullit reflektojnë periudhën e tranzicionit

më shumë...

“Diona e Dheut” në galerinë “Gocat”, qeramika shqiptare mes mitit dhe artit bashkëkohor

më shumë...

“Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, ekspozita në Durrës sjell fotografi të rralla nga akademiku zvicerian

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:31

Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit,...

11:50

Bujaka fiton sfidën, Blerina dhe Henri në...

11:17

Kush janë 3 fermerët më pak të...

11:07

“Aktor i dobët”, Iliri përplaset me Indrin:...

10:42

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:37

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po...

10:15

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta...

10:02

Publiku mund të “hyjë” në fermë, risia...

9:48

“Nuk më intereson nëse merr apo jo...

9:23

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

9:19

1 bilion shikime në Instagram, Ferma VIP...

9:14

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit...

9:04

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte...

9:00

Surpriza dhe emocione të forta! Nis Ferma...

8:53

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve,...

8:35

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet...

8:28

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për...

8:27

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën...

7:50

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga...

7:48

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskop...
  • Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën në kantie...
  • Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë poshtë automjetin e...
  • Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.