Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

65 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh

22-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik në Ksamil...

Vrasja e britanikes në Athinë, zbulohen pamjet kur 26-vjeçari...

Trump për Iranin: Janë dyfytyrësh, luten për bisedime dhe...

Skandal në Rusi/ Tifozët ekstremistë kundër Dakut: Fundërrina shqiptare...

Propozimi i PS për reformën territoriale, deputeti socialist kundër...

Zjarri jashtë kontrollit në Finiq, rrezikohen banesat, nuk kursehen...

Aleati kryesor i Zelenskyt emërohet në krye të Shërbimit...

Monitorimi ajror i territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike,...

Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite...

Rexhep Qosja: Bashkimi i shqiptarëve, i pashmangshëm

15 Shkurt 13:09

Intervista e plotë e Profesor Rexhep Qosja dhënë gazetares Rudina Xhunga për Dritare në Vizion Plus

Profesor Qosja, çfarë do të thotë shkëmbim territoresh për Shqipërinë, Kosovën, Mitrovicën, Preshevën?

Unë mund të them se për herë të parë kam shkruar para 30 vjetësh për këtë çështje, pra shkëmbim territoresh. Por edhe më vonë, në vitin 2013 kam shkruar në një intervistë në “Gazetën Shqiptare” dhe tani herën e fundit, por nëse përpara kanë munguar reagimet, tani kishte numër shumë të madh reagimesh, të papritura për mua dhe me përmbajtje të ndryshme, me disa koncepte, politika, ideologji që treguan edhe çfarë nuk do të dëshironim të dëgjonim dhe kuptonim. Domethënë, u shfaqën edhe mendime për të cilat duhet të mendojmë dhe me të cilat do të duhej të merremi. Pra, kishte reagime pro dhe kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, por pjesa më e madhe ishin reagime që e kundërshtonin.

 Para se të shkojmë tek reagimi profesor, a mund të ndalemi tek ky moment. Fakti që ju propozoni këtë shkëmbim territoresh, çfarë do të thotë, ju flisni për diçka që do të ndodhë nesër, ju flisni për diçka që do të ndodhë rrugës apo ju po flisni për diçka që është duke ndodhur, por nuk po e kuptojmë?

Unë fola për diçka që mendoj se do të jetë zgjidhja më e mirë për shqiptarët dhe zgjidhja më e mirë për rajonin. Mendoj, dhe jo vetëm unë, por edhe zyrtarë politikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mund të jenë edhe në Evropë, por edhe këtu mes ne shqiptarëve, që rikompozimi gjeopolitik i Ballkanit, realisht nuk ka marrë fund. Mendoj se në të ardhmen, nuk mund ta di sa shpejt e sa vonë, do të ndodhë një rikompozim gjeopolitik i Ballkanit dhe për dallim prej një numri të këtyre që reaguan, mendoj se ky rikompozim gjeopolitik i Ballkanit do të ndodhë dhe në dobi të shqiptarëve.

 Profesor, kjo është frika, ne mund të biem dakord të japim, por ata do na e marrin e nuk do na japin gjë. Pra kjo është frika, serbët mund të pranojnë të marrin Mitrovicën e Veriut, siç duan, por nuk do të na e japin kurrë Preshevën. Nuk do ketë shkëmbim, do ketë vetëm marrje.

Jo, pasi ajo do të bëhej me marrëveshje në prani të faktorëve ndërkombëtarë. Pra, vetëm ashtu do të mund të bëhej shkëmbimi i territoreve dhe në një rast të tillë serbët nuk do të mund të merrnin pa dhënë, shkëmbimi nënkupton të japësh e të marrësh dhe ajo që do të jepnin është më e madhe, më e rëndësishme për shqiptarët dhe është e rëndësishme nga pikëpamja historike dhe politike sepse sjell, sipas mendimit tim, një paqe, një mirëkuptim, një pajtim që pashmangshëm duhet të ndodhë një ditë mes shqiptarëve dhe serbëve. Dua t’ju them se tek këto reagime pati njerëz që e përmendnin në vazhdimësi Dobrica Qosiçin. Ai është një figurë e madhe letrare serbe, është një shkrimtar i madh i cili është marrë edhe me politikë, një kohë ka qenë edhe kryetar i Jugosllavisë, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Ai njeri ka folur shumë për çështjen shqiptare dhe serbe dhe për lidhjen e këtyre dy çështjeve. Njerëzit nuk e dinë, shkruajnë e flasin për të pa ditur asgjë prej Qosiçit, as nuk kanë lexuar punimin tim prej afro 30 faqesh për pikëpamjet e Qosiçit, por ai njeri ka thënë dikur se çështja shqiptare dhe maqedonase janë çështjet më të rënda të Ballkanit. Mandej, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ka thënë se Serbia duhet të turpërohet pasi ka pushtuar Shqipërinë në Luftën e Parë Botërore për qëllimet e saja për të dalë në det dhe ne e dimë që serbët kanë mbërritur deri në Durrës dhe prej andej kanë vazhduar me anije drejt Evropës, por edhe janë ndalur aty. E dyta, ai ka thënë në vitin 2004 se është i ligjshëm dhe është i pashmangshëm bashkimi i popullit shqiptar, pavarësisht se neve nuk na pëlqen kjo dhe ne nuk e duam këtë, por kjo është e ligjshme dhe e pashmangshme. E shikoni pra, ai ka thënë fjalë shumë të rënda për ne, për çështjen tonë, realisht, por i ka thënë edhe këto mendime që nuk i kanë thënë politikanë dhe intelektualë të tjerë serbë. Këta që nuk e dinë e përmendin pambarimisht Qosiç, madje duke e identifikuar mbiemrin tim me të tijin, Këto reagime kanë nxjerrë në dritë disa mendime që mund të jetë se po zhvillohen, po formohen e po krijojnë hapësirë në jetën tonë, mendime të cilat i quaj, me togfjalëshin, separatizëm kombëtar, të pushtuar nga ndjenja shoviniste brendakombëtare. Aty pati reagime tek të cilat mua më mohohej e drejta për të folur për këto çështje pasi nuk paskam lindur në Kosovë, pati edhe njerëz të tillë dhe një gazetë që quhet Bota Sot, që e ka pronarin në Zvicër, po ta lexoni atë gazetë, do të shihni se deri ku shkon kjo ideologjia separatiste brendakombëtare e ngarkuar me shovinizëm brendakombëtar. E shikoni pra deri ku shkojnë. Pse, nga vjen kjo tani? Sepse kemi njerëz, ndoshta edhe zyrtarë, që mund të kenë pas shpinës edhe ndonjë institucion, siç është Akademia jonë e Shkencave dhe e Arteve, të cilët, një ideologji të tillë separatiste kombëtare, e arsyetojnë me shtetin e Kosovës dhe me krijimin e kombit kosovar dhe kombi kosovar do ketë gjuhën e vet, kombin e vet që do të dallohet, objektivisht do jetë një komb tjetër që do dallohet nga kombi shqiptar. Por a mund të jenë këto mendime të pranueshme? Jo.

Posted Under:
Kulture
Tagged:
Kosova Rexhep Qosja Rudina Xhunga Treva Shqiptare

Nga e njëjta kategori

Fluks në shtëpitë e Kadaresë e Agollit, vizitorët francezë më të interesuarit për shkrimtarët

më shumë...

Komedia “Demos” shfaqet në Korçë, vepra e Aristofanit mbetet aktuale me problemet që trajton

më shumë...

Korça mirëpret “LuluFest”, orkestrat frymore nga disa vende dhurojnë performanca të jashtëzakonshme

më shumë...

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj tregon bashkëpunimin me kompozitorin Ludwig Göransson

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:05

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan–Peqin, pesë...

8:03

Infantino kërkon ndihmën e SHBA për të...

7:42

65 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve...

7:30

22-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik...

7:26

Zjarr i madh në një fshat të...

7:15

Vrasja e britanikes në Athinë, zbulohen pamjet...

7:12

Trump për Iranin: Janë dyfytyrësh, luten për...

6:42

Tre shenjat e zodiakut që janë të...

6:08

Skandal në Rusi/ Tifozët ekstremistë kundër Dakut:...

6:02

Propozimi i PS për reformën territoriale, deputeti...

5:55

Zjarri jashtë kontrollit në Finiq, rrezikohen banesat,...

5:49

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK...

5:46

Aleati kryesor i Zelenskyt emërohet në krye...

5:42

Gjumi i mirë e ka një sekret,...

5:41

Temperatura mbi 41°C në Vlorë, zjarrfikësit freskojnë...

5:18

Monitorimi ajror i territorit kundër kultivimit të...

5:17

Çfarë t’i thoni një fëmije kur ka...

5:05

Mbajti trupin e nënës në frigorifer për...

4:57

Zjarr i përmasave të mëdha në Hekal,...

4:47

Librazhd/ Zjarri në Dardhë vijon prej gjashtë...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në...
  • E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeç...
  • Propozimi i PS për reformën territoriale, deputeti socialist...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.