Gledis Gegaj, i njohur ndryshe edhe si Buçko është kuzhinieri më i pëlqyer i momentit në vendin tonë, për shkak të videove të tij të bëra virale, ku emërton perimet me emra të ndryshëm.
Këtë mbrëmje, ai ka rrëfyer për vështirësitë e jetës në emigrim, ndonëse shton se Italia e ka bërë njeriun që është sot.
Një nga momentet që Buçko kujton, është kur ka mbushur 18-vjeç dhe ditën që kishte ditëlindjen e ka festuar në punë.
“18 vjetorin e kam festuar në punë. E kam përjetuar se isha në punë, ishte pak e vështirë. Larg familjes. As te motra nuk shkoja, sepse të nesmen isha në punë se ishte viti i ri. Më pas erdhi karantina, dhe unë qëndrova vetëm në shtëpi dhe u mërzita”, tha Buçko./vizionplus.tv