Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun...

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg...

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve...

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në...

Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League

Aleanca bojkoton seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gjini: Nuk legjitimojmë shkeljen e Kushtetutës!

8 Shtator 20:02

Një ditë para vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, opozita paraqitet me qëndrime të ndryshme. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njoftoi sot se do ta bojkotojë mbledhjen e së mërkurës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës. Ndërkohë, një ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishin konfirmuar se do të marrin pjesë në seancë, edhe pse ngërçi politik mbetet ende pa zgjidhje.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës, kryetari i partisë, Ardian Gjini, tha se vendimi për bojkot u mor nga shumica dërrmuese e deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë.

“Dua me ju treguar që sot Aleanca ka konfirmuar vullnetin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të anëtarëve të kryesisë që nesër mos me marrë pjesë edhe mos me e legjitimuar shkeljen e vazhdueshme dhe brutale të Kushtetutës së Kosovës nga partia që ka fituar zgjedhjet”, deklaroi Gjini.

Sipas tij, Kosova ndodhet jashtë normës kushtetuese dhe mënyra se si janë thirrur seancat për konstituimin e Kuvendit përbën shkelje të Kushtetutës dhe mungesë respekti ndaj institucioneve.

Gjini tha se Aleanca kishte qenë e gatshme të merrte pjesë në seancë nëse ajo do të ishte thirrur brenda afateve që, sipas tij, parashikon interpretimi kushtetues, ndërsa paralajmëroi se opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e situatës.

Një ditë më parë, LDK bëri të ditur se do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës me synimin për të kontribuar në krijimin e institucioneve.

“Vendosëm që të marrim pjesë në seancë dhe të japim kontributin tonë për t’i dhënë Kosovës institucione”, deklaroi deputetja Jehona Lushaku-Sadriu.

Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kishte konfirmuar pjesëmarrjen e deputetëve të partisë së tij në seancën e 9 shtatorit, duke bërë thirrje që të shmangen, sipas tij, lojërat politike dhe të mundësohet konstituimi i Kuvendit.

“Ne jemi të bindur që në këtë kohë Kosova ka nevojë të ketë Kuvend të konstituuar”, tha Hamza.

Seanca e së mërkurës u thirr nga kryesuesi Avni Dehari, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Dehari kishte deklaruar se vendimi u mor pas sinjaleve për një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së lidhur me kandidatin për president, por zhvillimet e mëvonshme treguan se nuk kishte dakordësi të plotë.

Gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, ndërsa vetë LDK deklaroi se kjo çështje nuk ishte diskutuar në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar. Me bojkotin e shpallur sot nga AAK, ngërçi politik për konstituimin e institucioneve mbetet ende i hapur.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Bojkot LDK PDK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun dhe Arsenalin

më shumë...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

më shumë...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e “vulos” me perlë

më shumë...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez tregon çfarë ndodhi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

10:55

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i...

10:41

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

10:29

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:45

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e...

9:33

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni,...

9:12

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe...

9:10

Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të...

9:01

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin...

8:57

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen...

8:22

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa...

8:19

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet...

8:11

Nojer gati të vendosë një rekord në...

8:00

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës...

7:39

Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon Albin Kurtin në...

7:22

Bylykbashi: Pesë vitet e 9 shtatorit

7:20

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:09

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa...

6:53

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.