Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

“Strehimi, problem i madh evropian”, Rama prezanton programin “Rilindja...

Programi Kombëtar i Strehimit, Ibrahimaj: 30 mijë familje kanë...

Mashtrim përmes Call Center-ave, SPAK zbaton 8 masa sigurie,...

Avokatët britanikë kërkuan takim me Veliajn, SPAK refuzon, çështja...

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë, banorët përplasen...

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj...

Bojkoti i seancave nga gjyqtarët dhe avokatët, shtyhet gjyqi...

Kallëzimi i gjyqtarëve për Petrit Malajn në SPAK, reagon...

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur,...

Takimi me Nancy VanHorn, Bardhi zbardh detajet, çfarë u...

Financimi i Grave Sipërmarrëse, Shqipëria bëhet pjesë e nismës “WE Finance Code Albania”

8 Shtator 13:41

Banka e Shqipërisë dhe ajo Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, organizuan ditëne sotme ceremoninë për lançimin e “WE Finance Code Albania – Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”, duke shënuar fillimin e një partneriteti kombëtar për të avancuar aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) të drejtuara apo në pronësi të grave.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko e vlerësoi këtë nismë si një angazhim të rëndësishëm që synon të mbështesë zhvillimin e sipërmarrjes së grave, përmes një qasjeje të bazuar në të dhëna, bashkëpunimit institucional dhe veprimeve konkrete.

Në Shqipëri, Banka e Shqipërisë ka marrë rolin e koordinatores kombëtare, duke udhëhequr ndërtimin e një ekosistemi të përbashkët të institucioneve publike dhe financiare që angazhohen për një treg financimi më gjithëpërfshirës.

Në vijim, Guvernatori vuri në dukje angazhimin e Bankës së Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi financiar modern, përmes infrastrukturës financiare bashkëkohore, zgjerimit të aksesit në shërbimet financiare, forcimit të edukimit financiar, si dhe përmirësimit të cilësisë dhe përdorimit të të dhënave financiare.

Në përfundim, Guvernatori Sejko vlerësoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë nismë dhe theksoi se suksesi i saj do të matet nga mundësitë reale që do të krijohen për gratë sipërmarrëse në vend

Një nga rezultatet konkrete të nismës është krijimi i panelit analitik kombëtar të financimit të MSME-ve. Ky instrument krijon një bazë të re njohurie për tregun, duke bërë të mundur analizimin e integruar të informacionit mbi kreditë dhe depozitat me karakteristikat e bizneseve – si gjinia e pronësisë, madhësia e ndërmarrjes, sektori ekonomik, rajoni dhe forma juridike. Paneli do të jetë i aksesueshëm për publikun në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë dhe do të shërbejë si një instrument i ri për analizë, transparencë dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna.

Në vijim të ceremonisë u zhvillua një panel diskutimi me pjesëmarrjen e Zëvendësguvernatores së Dytë të Bankës së Shqipërisë, znj. Natasha Ahmetaj, dhe të përfaqësuesve të sektorit bankar dhe të institucioneve publike, ku u diskutua se si bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përdorimi i të dhënave mund të mbështesin zhvillimin e produkteve financiare më të përshtatshme dhe politikave më efektive për sipërmarrjen e grave.

Lançimi i “ËE Finance Code Albania” shënon fillimin e një procesi afatgjatë, në të cilin institucionet nënshkruese do të punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e të dhënave, për të monitoruar progresin dhe për të krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e sipërmarrjes së grave në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë do të vijojë të kontribuojë, në përputhje me mandatin e saj, për një sistem financiar modern, të qëndrueshëm, efikas dhe gjithëpërfshirës, duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës financiare, cilësinë e statistikave dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhëna.

Posted Under:
Anash Ekonomi
Tagged:
grate sipermarrja vizion plsu

Nga e njëjta kategori

Avokatët britanikë kërkuan takim me Veliajn, SPAK refuzon, çështja në Strasburg shkon pa firmën e kryebashkiakut

më shumë...

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë, banorët përplasen me deputetët socialistë

më shumë...

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

më shumë...

Bojkoti i seancave nga gjyqtarët dhe avokatët, shtyhet gjyqi i Ilir Metës, ja kur është seanca e radhës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:57

“Strehimi, problem i madh evropian”, Rama prezanton...

1:41

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?

1:39

Programi Kombëtar i Strehimit, Ibrahimaj: 30 mijë...

1:30

Mashtrim përmes Call Center-ave, SPAK zbaton 8...

1:13

Avokatët britanikë kërkuan takim me Veliajn, SPAK...

1:05

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë,...

12:58

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon...

12:50

Bojkoti i seancave nga gjyqtarët dhe avokatët,...

12:44

Kallëzimi i gjyqtarëve për Petrit Malajn në...

12:41

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo...

12:29

Takimi me Nancy VanHorn, Bardhi zbardh detajet,...

12:07

Bllokohet “Rolls-Royce” në Lezhë, nis hetimi pasuror...

12:02

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e...

11:58

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i...

11:36

Ngërçi me pagat, 20 gjyqtarë e drejtues...

11:31

Zjarri në malin e Cerujës në Klos,...

11:27

Kapen dy autobusë me mish e peshk...

11:16

E ngarkuara me punë e Ambasadës së...

11:15

Ngërçi i pagave, gjykatat në “bojkot”! Durrësi,...

11:09

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar...

Më të klikuarat

  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.