Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi u kapën duke transportuar 8 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.
Arrestimet u kryen në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit policor të koduar “Aksi”.
Gjatë fazës “Aksi 4” u arrestua në flagrancë 23-vjeçari L. L., banues në Shkozet, ndërsa në fazën “Aksi 5” u arrestua 20-vjeçari E. M., banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe dy automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë.





