Federico Dimarco do mungojë për Inter në transfertën ndaj Real Madrid, në debutimin sezonal në Champions League.
Sipas raportimeve të fundit nga Sky Sport, stafi teknik i Interit ka vendosur të mos rrezikojë me anësorin, i cili do të qëndrojë në Appiano Gentile për të vazhduar stërvitjen individuale.
Vendimi është marrë për arsye parandaluese, pas shqetësimit në gjurin e majtë që e detyroi Dimarcon të largohej para kohe nga ndeshja e fundjavës ndaj Napolit.
Kontrollet mjekësore kanë evidentuar një dëmtim të lehtë të gjurit, pa probleme serioze.
Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes në Madrid, trajneri Cristian Chivu dhe stafi mjekësor kanë zgjedhur të mos marrin asnjë rrezik.
Dimarco kishte marrë pjesë pjesërisht në stërvitjen e fundit me skuadrën, por në fund u vendos që ai të mos udhëtojë drejt Spanjës. Në krahun e majtë, alternativa kryesore pritet të jetë Carlos Augusto.
Objektivi i Interit është që Dimarco të rikthehet sa më shpejt në dispozicion dhe të jetë gati për ndeshjen e kampionatit ndaj Udineses.





