Kryeministri Edi Rama ka sulmuar KLGJ dhe KLP për rritjen e pagave që ata i bënë vetes së tyre.
Për Ramën, këto dy institucione janë turpi i drejtësisë.
Sipas tij, administratat shtetërore që ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, paguhet më pak se ata.
“Paga është e pamjaftueshme për të gjithë. Kur është për KLGJ dhe KLP imagjino për të tjerët. Nëse SPAK, Gjykata Speciale apo disa janë fytyrta suksesi, KLGJ dhe KLP janë dështimi i reformës në drejtësi, i kanë pagat më të larta sesa nga disa ne këtu. Imagjino se ccfarë duhet të thonë punonjësit e administratës. Punonjësit e administratës,janë ndër njerëzit më të zotë të republikës së Shqipërisë, por 1 mijë punonjës të këtij shteti kanë shkëlqyer në përfaqësimin e Shqipërisë në Bruksel”, tha Rama.





