Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama zbulon çfarë...

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat largohen me...

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar...

“E gjunjëzoi para se ta qëllonte”, dalin detaje të...

Forcat e Armatosura vijojnë luftën me zjarret, si paraqitet...

“Tarifat për makinat dhe çelikun rriten në 50%”, Trump...

“Më duhen 100 mijë euro”, i moshuari bie në...

Tragjike! Mbytet 19-vjeçari në plazhin e Shëngjinit

Shitet topi i ‘Dorës së Zotit”, blihet në ankand...

“Pasqyra Albania, mashtrim i Ramës”, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni...

Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë/ 5 kg kokainë me vlerë mbi 500 mijë euro, dy të arrestuarit ishin nën vëzhgim prej ditësh

24 Gusht 09:01

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Drejtimi”, duke parandaluar tentativën për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike. Në pranga kanë rënë Mirand Herri, 51 vjeç, dhe Luftim Hoxha, 41 vjeç, të dy banues në Maminas, Durrës.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, raporton se dy personat ishin mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim, pas informacioneve se do të transportonin drogë në zonën e “Treshit”, pranë Nishtulla 3, në drejtim të Durrësit. Efektivët e antidrogës lokalizuan automjetin “Mercedes-Benz” në rrugën “Kastriotët” dhe kryen kontrollin e tij.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një çantë me shtatë pako me lëndë të dyshuar narkotike. Katër prej pakove përmbanin heroinë, me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, ndërsa tre të tjera kokainë, me peshë 3 kilogramë e 120.6 gramë. Në total, u sekuestruan 5 kilogramë e 244.2 gramë lëndë narkotike.

Sipas të dhënave të bëra publike, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të kapte mbi 500 mijë euro. Policia e ka cilësuar sekuestrimin si një nga sasitë më të mëdha të drogave të forta të kapura gjatë kohëve të fundit në kryeqytet. Dy të arrestuarit janë dërguar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Në një tjetër rast të bërë publik nga drejtori i DVP Tiranë, Oliger Torba, policia ka parandaluar edhe një konflikt të mundshëm mes rreth 28 të miturve, të moshave 13 deri në 17 vjeç, të dyshuar se do të përfshiheshin në një përplasje me armë të ftohta. Pas rreth 72 orësh verifikime në rrjetet sociale dhe punës së strukturave të Hetimit të Krimit Kibernetik, policia ndërhyri përpara se situata të përshkallëzohej. Torba u bëri thirrje prindërve të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë që mund të rrezikojë sigurinë e fëmijëve.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Arrestime Luftim Hoxha Mirand Herri operacioni antidroge Tirane

Nga e njëjta kategori

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat largohen me dosje në duar

më shumë...

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni!

më shumë...

“E gjunjëzoi para se ta qëllonte”, dalin detaje të reja mbi vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

më shumë...

Forcat e Armatosura vijojnë luftën me zjarret, si paraqitet situata në Dajt dhe Pukë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:43

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama...

6:35

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat...

6:08

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit...

5:40

“E gjunjëzoi para se ta qëllonte”, dalin...

5:37

Forcat e Armatosura vijojnë luftën me zjarret,...

5:24

I nxehti ‘harron” të largohet nga Shqipëria!...

5:01

“Tarifat për makinat dhe çelikun rriten në...

5:00

“Më duhen 100 mijë euro”, i moshuari...

4:30

Tragjike! Mbytet 19-vjeçari në plazhin e Shëngjinit

4:15

Mashtruan 70-vjeçarin përmes AI dhe i morën...

4:10

26 vjeçari grabit me dhunë para nga...

3:53

Ethet e Nilit në Korçë, konfirmohet rasti...

3:51

Regjistrimi për klasat e para, një tjetër...

3:48

Shitet topi i ‘Dorës së Zotit”, blihet...

3:34

Rikthehet “internimi” në Lushnje, ish-të dënuarit politikë...

3:27

Velipoja, destinacion i preferuar. Pushuesit vlerësojnë natyrën,...

3:22

“Pasqyra Albania, mashtrim i Ramës”, Berisha: Vjedhja...

3:18

Të huajt “pushtojnë” Shqipërinë, numri i tyre...

3:00

Puna e turneve të natës, studimi: Çfarë...

2:32

Ndalohen divorcet dhe telefonat smart, rregullat e...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe...
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.