Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin.
Vizion Plus mëson se dy mjete lundruese, skafe, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, një person i identifikuar si Klaus Gjergji ka humbur jetën, ndërsa Uran Marku ka mbetur i plagosur rëndë.
Marku është transportuar për në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/vizionplus.tv





