Një zjarr ka përfshirë zonën e Milotit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe terrenit të vështirë.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë mbërritur edhe mjete dhe ekipe nga Lezha dhe Kamza, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve, veçanërisht pranë banesave.
Sipas Prefektit të Qarkut Lezhë, Taulant Malshi, i cili ndodhet në vendngjarje, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri, pasi terreni është shumë i vështirë për ndërhyrje tokësore.
Situata mbetet e vështirë, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi dhe ndodhet pranë zonave të banuara.
/vizionplus.tv





