Tiranë– Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në rrugën Misto Mame.
Një 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., 55 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, fatkeqësisht 55-vjeçarja ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
/vizionplus.tv





