Vijon zjarri në pyjet e Tërbunit dhe livadh Hamzit, situata nuk paraqitet e mirë. Zjarri i shtyrë nga era e fuqishme përparon drejt pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit.
Është punuar sot gjithë ditën me të gjitha strukturat gjithashtu kemi pas mbështetjen e efektiveve të FA .
Megjithëse vatrat izoloheshin herë pas herë era e fuqishme i nxjirrte jashtë kontrollit sidomos pasdite.
Në këto momente po dërgojmë një automjet në zonen e Gojanit që mos të ketë ndonjë problem gjatë natës nga ererat e forta.
Bashkia Pukë ka kërkuar që ditën e neserme të ndërhyhet nga ajri.





