Mbi 100 notarë të moshave të ndryshme nga vendet e rajonit u mblodhën në Pogradec, ku morën pjesë në Maratonën e Notit “Agron Ruvina”, e cila mbahet për të 6 vit radhazi.
Maratona u zhvillua në 3 disiplina: për fëmijë 200 m, veteranë 200 m dhe profesionistë 1100 m. Lizi Gusho u shpall kampione e garës për profesionistë.
“Jam shumë e lodhur por jam shumë e gëzuar që mora pjesë sërish. Ishte shumë qejf që ta bëja. Ishte pak e vështirë, ishte distancë e madhe. Unë isha stërvitur që të hënën me ekipin tim, me Pogradecin. Po, kam ardhur që nga Amerika për maratonën. Jam shumë e gëzuar, por edhe punova shumë fort që të arrij këtu ku jam. Ishte e fortë gara, ishim ballë për ballë me të tjerët. Fitoren ja dedikoj kushërirës time Mabel”, u shpreh Lizi Gusho.
Gara e veteranëve është më e veçanta e kësaj maratone pasi ish sportistë të cilët e kanë njohur Ruvinën dhe kanë parë sukseset e notarit, garojnë në kujtim të tij.
Mararona Agron Ruvina krahas kujtimit për rekordmenin e notit pogradecar ka si fokus promovimin e këtij sporti për të afruar sa më shumë të rinj dhe çdo vit e më tepër numri i pjesëmarrësve rritet.
/vizionplus.tv





