Një tërmet me magnitudë 5.0 ka tronditur qytetin spanjoll të Granadës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe automjete.
Epiqendra ishte në zonën e Alhendín, në jug të Granadës, pak pas orës 01:00.
Lëkundjet shkaktuan rënien e copave nga fasadat dhe dëmtime në disa makina, ndërsa shërbimet e emergjencës u angazhuan për të kontrolluar ndërtesat e prekura dhe për të nxjerrë disa persona nga objekte të dëmtuara.
/vizionplus.tv





