E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukraina godet objektiva strategjikë në Rusi, në shënjestër qendra e raketave dhe teknologjisë hapësinore

Ukraina njofton se ka goditur disa objektiva strategjikë thellë në territorin rus, përfshirë një qendër të prodhimit të raketave hapësinore.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se operacioni synon të dobësojë potencialin ushtarak të Moskës. Ndërkohë, Rusia vijoi sulmet ajrore ndaj Ukrainës, duke lëshuar mbi 150 dronë gjatë natës.

Reklamë

Ukraina tha se ka goditur një qendër të rëndësishme ruse të raketave dhe teknologjisë hapësinore. Presidenti Volodymyr Zelenskyy njoftoi se objektivi ishte qendra “Progress Rocket and Space” në rajonin rus të Samarës. Sipas tij, sulmi u krye me raketa lundruese ukrainase FP-5 Flamingo.

Në këtë qendër prodhohen dhe operohen mjete lëshuese hapësinore, si dhe pajisje elektronike. Ushtria ukrainase pretendon se raketat e prodhuara atje përdoren për vendosjen në orbitë të satelitëve ushtarakë, të zbulimit dhe komunikimit.

Reklamë

Sipas Ukrainës, nga kjo bazë operojnë avionët luftarakë MiG. Këta avionë mund të përdoren për lëshimin e raketave balistike.Një tjetër objektiv ishte një strukturë nafte, pranë kufirit me Estoninë.

Zelenskyy tha se sulmet janë pjesë e strategjisë ukrainase të goditjeve me rreze të gjatë ndaj Rusisë. Kiievi ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve ushtarake dhe energjetike brenda territorit rus. Ndërkohë, sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vijuar gjatë natës. Forcat ajrore ukrainase raportuan se Rusia lëshoi 152 dronë dhe mjete të tjera ajrore pa pilot. Sipas Kievit, 124 prej tyre u rrëzuan ose u neutralizuan nga mbrojtja ajrore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë