Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më kokë, dy...

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë me plumb...

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin e parë...

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet Berishës: Piromani...

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe makina, panik...

Ukraina godet objektiva strategjikë në Rusi, në shënjestër qendra...

Zjarret në Shqipëri/ 12 vatra të reja në 24...

Zjarre apokaliptike në Kroaci, edhe Greqia në situatë të...

“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për protestat: Uragani...

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në mur, gjen...

Zjarre apokaliptike në Kroaci, edhe Greqia në situatë të vështirë, pushuesit largohen në panik

15 Gusht 14:15

Flakët kanë pushtuar sërish brigjet e Adriatikut dhe Egjeut, duke kthyer disa prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në zona emergjence.

Në Kroaci, situata është përkeqësuar. Në Zadar, një zjarr i fuqishëm shpërtheu të premten, duke mbuluar qiellin me shtellunga të dendura tymi. Pamjet e tregojnë automjetet e emergjencës ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të frenojnë përhapjen e flakëve.

Por goditja më e rëndë në Kroaci është regjistruar në Omiš, ku zjarri i favorizua nga erërat e forta përfshiu pyje dhe zona të banuara. Një person humbi jetën, rreth 40 të tjerë u plagosën dhe rreth 1 mijë e 200 banorë e turistë u detyruan të braktisin banesat. Flakët përfshinë më shumë se një mijë hektarë, ndërsa dhjetëra banesa dhe objekte u dëmtuan.

Përballë përhapjes së shpejtë të flakëve, qindra zjarrfikës dhe mjete të emergjencës u angazhuan në terren. Situata në Omiš u përmirësua gjatë mëngjesit, duke lejuar zhvendosjen e një pjese të forcave drejt vatrave të tjera në Kroaci.

Alarmi është ngritur edhe në Greqi. Në Siviri, në gadishullin e Halkidikisë, flakët iu afruan zonave turistike dhe banesave, duke detyruar qindra persona të largohen me varka. Mbi 140 zjarrfikës, avionë dhe helikopterë u angazhuan në luftën me zjarrin, ndërsa tymi i dendur mbuloi zonën.Pamjet nga vendngjarja tregojnë turistë dhe banorë që largohen me mjete lundruese, ndërsa flakët afrohen me shpejtësi drejt resortit. Në disa zona janë raportuar edhe dëme në banesa dhe apartamente pushimi.

Zjarret në Kroaci dhe Greqi janë pjesë e një vale më të gjerë zjarresh që ka përfshirë Europën këtë verë. Temperaturat ekstreme, thatësira dhe erërat e forta kanë krijuar terren për përhapjen e flakëve, ndërsa shkencëtarët i lidhin këto kushte gjithnjë e më ekstreme edhe me ndryshimet klimatike.

Në kulmin e sezonit turistik, beteja me zjarret vazhdon në brigjet e Mesdheut, ndërsa autoritetet mbajnë në gatishmëri të lartë ekipet e emergjencës përballë rrezikut të riaktivizimit të vatrave.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Greqi Kroaci Vizion Plus Zjarre

Nga e njëjta kategori

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më kokë, dy të lënduar

më shumë...

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin e parë në sezonin e ri

më shumë...

“Halef” rikthehet me sezonin e ri, protagonistët kryesorë mesazh të veçantë për ndjekësit

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

4:52

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë...

4:15

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin...

4:15

“Halef” rikthehet me sezonin e ri, protagonistët...

4:05

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet...

3:56

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:55

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe...

3:37

Ukraina godet objektiva strategjikë në Rusi, në...

2:56

Merr flakë makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë, shkak...

2:37

Zjarret në Shqipëri/ 12 vatra të reja...

2:15

Zjarre apokaliptike në Kroaci, edhe Greqia në...

1:32

Gjenden sërish mbetje mortore në Zubin Potok,...

1:15

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan,...

12:53

Shkodër/ Ndalohet furgoni i mbushur me kuti,...

12:41

“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për...

12:27

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në...

12:10

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos...

11:57

Fluksi i lartë në hyrje në pikat...

11:51

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna...

11:45

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • “Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për se...
  • Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit ka qenë, ës...
  • Martesa sekrete e Ronaldos dhe Georginës, zbulohet marrëvesh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.