Grupi politik “Demokratët Evropianë” në Parlamentin Europian e konsideron shqetësuese kohëzgjatjen e afateve të paraburgimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Përmes një deklaratë të shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale “Demokratët Europianë” shprehen se ky është një rast me një sfond thellësisht shqetësues për demokracine shqiptare.
“Ne i bashkohemi thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit. Ky rast vjen në një sfond thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare.Ne do të vazhdojmë ta mbajmë në vëmendje këtë çështje, sepse Shqipëria meriton një të ardhme evropiane, një të ardhme që të jetë plotësisht demokratike, transparente dhe e përkushtuar fort ndaj luftës kundër korrupsionit, duke garantuar njëkohësisht që drejtësia të ushtrohet gjithmonë me paanësi, pavarësi dhe respekt për të drejtat themelore”, u shprehën “Demokratët Evropianë” në Parlamentin Europian.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa akuzat zyrtare nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion iu njoftuan në korrik 2025. Më 25 maj të këtij viti Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi një vendim të Gjykatës së Lartë dhe urdhëroi rishqyrtimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
/vizionplus.tv





