Një vatër e madhe zjarri është aktive në masivin pyjor të Lurës.
Flakët po përhapen me shpejtësi si rezultat i pranisë së erës së fortë dhe bimësisë së dendur.
Vatra e zjarrit ndodhe në një masiv me pishë të zezë, ndër të paktat e mbetura në këtë park pasi prej vitesh ose janë prerë nga dora e njeriut, ose janë shkrumbuar nga zjarret.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme sa ende vatra nuk është zgjeruar në sipërfaqe edhe më të madhe.
/vizionplus.tv





