Fshati Lavdar i Korçës ndodhet rreth 15 kilometra larg qytetit, por prej vitesh mbetet i izoluar për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Deri në vitin 1990, Lavdari numëronte rreth 600 shtëpi dhe mbi 3000 banorë, ndërsa sot në fshatin e vjetër nuk jeton më asnjë familje.
Vetëm rreth 20 familje të mbetura janë zhvendosur më poshtë, ku kanë ndërtuar banesat e tyre.
Shkak kryesor i këtij braktisjeje masive, sipas banorëve, ka qenë mungesa e rrugës, e shkollës dhe e shërbimeve shëndetësore, që me kalimin e viteve i detyruan familjet të largohen drejt qytetit dhe emigracionit.
“Lutemi bashkisë, po pati mundësi të bëhet diçka. Kemi qenë fshati më i madh. Banorët për shkak të rrugës, shkollës dhe largësisë nga qyteti u larguan. Fëmijët tanë rriten në Australi, Amerikë. Duan të vijnë prapë, të ndërtojnë, por nuk kanë mundësi. Po u bë rruga, mund të afrohemi sërish në fshat.”
“Mirë është të rregullohet. Sa herë arrijmë bëhet kjo festë, rruga duhet të bëhet. Njerëzit vijnë prapë. Po qe rruga e rregullt, bëhen edhe banesat. Nga rruga iku fshati ynë. Ka qenë 480 shtëpi, sot nuk ka më.”
“Shpejt, siç kemi ndërtuar botën, do sjellim nga një shtëpi në fshatin Lavdar. Vetëm bekimet duam, se duart i kemi vetë.”
Banorët e Lavdarit i bëjnë thirrje institucioneve shteterore dhe atyre te pushtetit vendor që të investohet në ndërtimin e rrugës, duke e konsideruar atë te domodoshem për ringjallerimin e fshatit dhe rikthimin e jetës në vendlindje.





