Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një...

Kryeministri grek rrëzohet nga biçikleta, përfundon në spital

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha: Kërcënim ndaj...

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri duhet të...

Zjarr pranë Ujit të ftohtë në Vlorë, merr flakë...

Katari për rihapjen e Hormuzit: Irani dhe Omani në...

Trendi i ri i bandave, marrin shtëpi me qera...

“Konsultim me banorët për bashkitë”, Kongresi i Autoriteteve Lokale...

Sanksionet e reja amerikane synojnë bankat, oligarkët dhe “flotën...

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri duhet të mbartë ujin, jo pakënaqësi gjeopolitike!

11 Gusht 16:50

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur Ministrit serb për Integrimin Evropian, Nemanja Staroviç, pas deklaratave të tij lidhur me lumin Ibër dhe çështjen e Kosovës.

Në reagimin e saj, Dhuka thekson se Rezoluta 1244 nuk rivendosi sovranitetin serb mbi Kosovën, ndërsa sjell në vëmendje edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ajo u shpreh gjithashtu se një lumë nuk duhet të përdoret si instrument presioni politik apo gjeopolitik.

Deklarata e Majlinda Dhuka

Më ndjeni për ndërhyjen, por, duke qenë se jam pashmangshmërisht juriste, nuk mund të rri “duarkryq” teksa shoh nevojën e qartë për një rifreskim të kujtesës, ndërkohë që kolegu im, Ministri i Serbisë për Integrimin Evropian tani sjell metaforën e kështjellës prej rëre në një diskutim që nisi mbi një lumë.

Metaforë e këndshme, me një të metë të vogël strukturore: ajo mbështetet mbi një lexim aq selektiv të Rezolutës 1244, saqë bëhet dhe vetë porsi një kështjellë prej rëre.

Pra, për ta kujtuar:

Rezoluta 1244 nuk rivendosi sovranitetin serb mbi Kosovën. Ajo vendosi administrimin ndërkombëtar, largoi Forcat e Sigurisë Serbe, krijoi një proces të veçantë politik për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe, ç’është më thelbësore, nuk e paracaktoi rezultatin e atij procesi.

Kjo është arsyeja pse, kur vetë Serbia e pyeti Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse deklarata e pavarësisë së Kosovës shkelte të drejtën ndërkombëtare, Gjykata u përgjigj se nuk e shkelte.

Dikujt mund të mos i pëlqejë kjo përgjigje. Mund të kalojnë edhe një apo dy breza duke debatuar mbi të. Por, e drejta ndërkombëtare nuk bëhet më e leverdishme duke u cituar me zgjedhje, dhe historia nuk kthehet pas thjesht sepse Beogradi vazhdon të presë që ajo ta bëjë këtë.

Sa i përket integritetit territorial, të gjithë mund të biem lehtësisht dhe plotësisht dakord se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Pikërisht për këtë arsye, përmendja e Ukrainës ndërsa diskutohet Kosova, nuk është thjesht një zgjedhje e papërshtatshme. Është madje një argument kundër vetvetes. Kosova nuk u aneksua. Shqipëria nuk ka absolutisht asnjë pretendim territorial ndaj Serbisë, dhe as ndonjë agjendë për ndonjë gjë “Më të Madhe”, përveç një Evrope të Madhe, me Shqipërinë, Kosovën dhe, po, edhe Serbinë, së bashku brenda saj. Le t’i lëmë fantazmat e “Shqipërisë së Madhe” dhe “Serbisë së Madhe” e të shijojmë daljen e tyre të merituar në pension.

Kosova shpalli pavarësinë pas lufte, spastrimit etnik, ndërhyrjes së NATO-s, viteve të administrimit nga OKB-ja dhe një procesi të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht për statusin e saj.

Që prej asaj kohe, ajo është njohur nga më shumë se njëqind shtete anëtare të OKB-së, përfshirë shumicën dërrmuese të anëtarëve të BE-së dhe NATO-s.

Dhe po, sigurisht që edhe Marrëveshja e Brukselit ka rëndësi. Ne nuk e vëmë atë në pikëpyetje. Ne vazhdojmë të besojmë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të trajtohet, ashtu siç duhet të trajtohen edhe detyrimet e vetë Serbisë, në kuadër të dialogut. Duke punuar ngushtë me BE-në, si kolegu im i dashur serb, ashtu edhe unë, kemi parë në jetën reale se marrëveshjet janë pak a shumë si fqinjësia e mirë: funksionojnë dukshëm më mirë kur reciprociteti nuk trajtohet si një shtesë fakultative.

Por, ka diçka pothuajse komike në faktin se sa larg kemi udhëtuar nga pika ku ky shkëmbim nisi në të vërtetë: uji.

U bë një kërcënim lidhur me rrjedhën e Ibrit. Shqipëria kundërshtoi vetë idenë se uji mund të shndërrohej në një instrument presioni politik. Nga ai parim mjaft elementar, disi kemi udhëtuar përmes Rezolutës 1244, integritetit territorial, Ukrainës, Kinës, Qipros dhe, më në fund, kemi mbërritur te kështjellat prej rëre.

Një udhëtim i gjatë për një lumë.

Prandaj, ndoshta mund t’ia lëmë kështjellat prej rëre plazhit, dhe seminaret e historisë një dite tjetër.

Ibri duhet të mbartë ujin, jo pakënaqësi gjeopolitike.

Dhe nëse vërtet duam ta ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë evropiane, ekziston një themel ndërtimi dukshëm më i fortë se rëra:

REALITETI.

Ideja për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk është e re. Në dhjetor të vitit 2024, pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, Vuçiq kishte thënë se që nga viti 1985 ekziston një ide për ndryshimin e rrjedhës së lumit për nevojat e popullit në Serbi. Vuçiç kishte thënë atëherë se vetë kishte qenë kundër saj.

Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas në Kosovë, ku mbush liqenin artificial të Ujmanit. Dy të tretat e këtij liqeni gjenden në territorin e Kosovës. Uji nga ky sistem furnizon shtatë komuna, përdoret për ujitje dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq, që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Kosovë.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
LUMI IBER majlinda dhuka Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Deklarata e Vuçic për lumin Ibër, KASH: Çdo ndërhyrje e njëanëshme ne rrjedhë mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në Kosovë

më shumë...

Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skandali”, zbulohet si qëndron e vërteta

më shumë...

Kryeministri grek rrëzohet nga biçikleta, përfundon në spital

më shumë...

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:46

Deklarata e Vuçic për lumin Ibër, KASH:...

5:41

Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër...

5:35

Simptomat e hershme të demencës mund të...

5:19

Kryeministri grek rrëzohet nga biçikleta, përfundon në...

5:04

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i...

5:03

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha:...

4:50

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri...

4:42

Zjarr pranë Ujit të ftohtë në Vlorë,...

4:38

E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të...

4:32

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 8 vatra...

4:23

Katari për rihapjen e Hormuzit: Irani dhe...

4:01

Çfarë mban një infermier gjithmonë në shtëpi

3:58

Jetonte i vetëm, gjendet i pajetë në...

3:54

Trendi i ri i bandave, marrin shtëpi...

3:48

“Konsultim me banorët për bashkitë”, Kongresi i...

3:32

Sanksionet e reja amerikane synojnë bankat, oligarkët...

3:22

Sarandë/ Banesa e kthyer në lavanderi merr...

2:51

Trump ndryshon rekomandimet për vaksinat e fëmijëve,...

2:50

Mungesa e rrugës izolon banorët, fshati Lavdar...

2:42

Interes për të kaluarën komuniste, fluks vizitorësh...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • “Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”, R...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.