Pikat e kalimit kufitar në Qafë Thanë dhe Kapshticë kanë regjistruar rritje të lëvizjeve gjatë ditëve të fundit, me mijëra qytetarë dhe automjete që kanë kaluar në të dyja drejtimet.
Në PKK Qafë Thanë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5100 shtetas në hyrje dhe 4059 në dalje, ndërsa kanë kaluar 1532 mjete në hyrje dhe 1947 mjete në dalje. Për përballimin e fluksit, sportelet janë menaxhuar sipas intensitetit të lëvizjeve.
Ndërkohë, në PKK Kapshticë, gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar 6826 shtetas në hyrje dhe 5804 në dalje, si dhe 2360 mjete në hyrje dhe 2925 mjete në dalje.
Autoritetet kufitare bëjnë me dije se puna vijon me të gjitha kapacitetet e nevojshme për përpunimin sa më të shpejtë të udhëtarëve dhe shmangien e vonesave.
/vizionplus.tv





